Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se personat e lënduar janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan.
“Me datën 31.10.2024 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresalc. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan”, tha Hashani.
Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki