Aksident mes dy veturave në Ranillug, pesë të lënduar

17:54 | 28 Shkurt 2026
E.K

Një aksident trafiku ndodhi sot rreth orës 15:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug, ku u përfshinë dy vetura civile.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, bëri të ditur se pesë persona pësuan lëndime të lehta. Njësitet rajonale po hetojnë rrethanat e aksidentit.

“Ju njoftoj se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, afër fshatit Ranillug, aksidenti ka ndodhë në mes të dy veturave civile.

Sipas hetimeve të para, pesë persona janë lënduar lehtë, si pasojë e aksidentit. Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës kanë dalë në vend ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e aksidentit”, deklaroi Hashani.

Të ngjashme