Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Ferizaj – Hani i Elezit.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
‘Ju informojmë se sot, më datë 12.05.2025, rreth orës 08:46, në rrugën rajonale Ferizaj – Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, njëra me targa të huaja (RMV) dhe tjetra me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit”, tha ai./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...