Aksident me të lënduar në Pejë

18:08 | 19 Tetor 2018
M. A.

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në fshatin Treboviq të Komunës së Pejës.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete. Siç shihet në fotografi, njëra veturë ka pësuar dëme të mëdha materiale e cila është e firmës së ‘Coca-Colas’.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore edhe disa persona. Përderisa ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë nga organet kompetente.

Spitali Rajonal i Pejës ka dhënë informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq të kësaj komune.

Zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti ka treguar për Indeksonline se si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

Sipas tij, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Po kemi pranuar një person në Spitalin Rajonal të Pejës, i cili ka pësuar disa lëndime trupore nga një aksident trafiku. Por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë zëdhënësi i spitalit rajonal të Pejës, Naim Sahiti.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale