Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në rrugën “UÇK” në Rahovec, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan Arbresh.info.
Drejtuesi i motoçikletës është dërguar fillimisht në QKMF në Rahovec e më pas në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të rënda.
Kurse drejtuesi i veturës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
“Rr. UÇK, Rahovec / 02.11.2025 – 20:25. Ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me traga vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...