Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Siç raporton policia e Kosovës, i dyshuari mashkull për shkak mos përshtatjes së shpejtësisë së automjeti dhe kushteve të rrugës, ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësorë, shkruan arbresh.info
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i Policisë:
Magjistralja Kaçanik-Ferizaj 24.01.2021-22:41. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit si dhe kushteve të rrugës godet këmbësorin mashkull i cili pëson lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje