Dy persona kanë humbur jetën si pasoj e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i ka thënë arbresh.info se aksidenti fatal ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, ku vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë kishte humbur kontrollin mbi veturën e tij, duke dalur në shiritin tjetër dhe godet një veturë.
“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën që ishte duke lëvizur në shiritin e tij” , ka thënë Xhurkaj.
Në këtë aksident kanë mbetur dy të vdekur dhe një me lëndime serioze.
“Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarje ka dalë dhe kryeprokurori”, tha Xhurkaj për arbresh.info.
Sipas tij, ekipet po vazhdojnë shikimin e vendit te ngjarjes./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...