Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.
Mediat gjermane shkruajnë, se BMË-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.
Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMË u përplas kokë me kokë me një kamion. Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochëald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg. Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schëarzëaelder-bote.de, Sipas informacioneve të medias bëhët e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”