Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Komoran.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, shkruan arbresh.info.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se si pasojë e humbjes së kontrollit vetura ka goditur një kamion që ishte në një pikë karburanti.
“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, tha për arbresh.info zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C