Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, bën të ditur Shqiptarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).
E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...