Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më herët në Prishtinë, saktësisht në ‘Rrugën B’.
Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, një veturë e tipit ‘Bmw’ ka goditur dy femra në vija të bardha, vend ky i posaçëm për këmbësorët, shkruan Indeksonline.
Sipas informacioneve të para, viktimat besohet të kenë qenë dy femra. Një punëtore e një kompanie private dhe vajza e saj.
Përderisa nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të tyre, dëshmitarët thonë se lëndimet janë të rënda.
Njësitet relevante të Policisë së Kosovës iu janë përgjigjur këtij rasti dhe po merren me rrethanat që karakterizojnë këtë aksident./indeksonline/




Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...