Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy makinave dhe një kamioni në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Shkabaj.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Sipas policisë të përfshirët në aksident kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Më 07.03.2020 rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Shkabaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, Në aksident janë të përfshira tri automjete. Të lënduarit janë dërguar në QKUK-ë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut dhe të SP Obiliq”, ka deklaruar Krasniqi./ arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër