Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Korroticë të Drenasit.
Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se të lënduarit menjëherë janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./arbresh.info/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...