Sot rreth orës 07:00, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Qallapek, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një këmbësore ka vdekur.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit BMW X5 dhe një këmbësore, e cila, nuk ka mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, njofton policia Rajonale e Prishtinës.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
Ngasësi i automjetit, është shoqëruar në stacion policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës (femër) është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër