Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:50 në Lëbushë të Deçanit.
Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar katër persona, ku për shkak të lëndimeve të rënda dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 09:50 policia është informu për një aksident trafiku në Lëbushë – komuna e Deçanit. Kanë qenë të involvuara dy vetura, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe dy nga të lënduarit janë dërgu në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova./arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...