Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi i cili bëri të ditur se në aksident ishte përfshirë një veturë.
“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi ai./Arbresh.info
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...