Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Obiliq, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës afër mikserit të betonit.
Sipas raportimeve, viktima dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën elektrike, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai u transportua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por stafi mjekësor konstatoi se ishte pa shenja jete.
“Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...