Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) në ceremoninë zyrtare për hapjen e ofertave të shitjes së aseteve në Likuidim Vala e 29-të, hapi ofertat për 51Njësi (asete) në tërë Kosovën, ku shuma totale e pranuar nga ofertuesit me çmim më të lartë ishte prej 4 milionë e 587 mijë e 933 euro për 41 njësi, derisa për 11 njësi nuk pati ofertues fare. Ndërsa, totali i ofertave të pranuara në këtë valë ishte 155.
Shuma më e lartë ishte për njësinë nr. 30: NSh Ereniku PP toka afër Çerdhes së fëmijëve në Pejë në vlerë prej 441 mijë e 451 euro nga ofertuesi L58.
Ndërsa oferta më lirë ishte për Njësinë numër 41: Ingenjering shitorja nr. 35 te tregu në Prishtinë në vlerën prej 3 mijë euro nga ofertuesi L65.Shumica prej 51 njësive në këtë valë ishin prona bujqësore.
Kurse, gjatë procesit të sotëm, në orët e mëngjesit ka ndodhur një incident jashtë sallës ku u zhvillua ceremonia e hapjes së ofertave. Edhe zyrtarë të AKP-së brenda sallës ku mbahej ceremonia, e kanë konfirmuar për KosovaPress se ka ndodhur një incident i tillë, por që sipas tyre Policia mund të ketë informata lidhur me këtë rast.
Incidenti ka ndodhur derisa një ofertues me zarf në dorë ishte duke ardhur në drejtim të Sallës së Kuqe, dy persona të panjohur iu ka afruar një ofertuesi dhe ia ka grisur zarfin me ofertë. Fjala është për njësinë apo një aset që është në fazën e likuidimin dhe ndodhet në komunën e Deçanit.
Këtë e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës, ku sipas tyre një person është arrestuar pas një incidenti që ka ndodhur sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, derisa AKP-ja kishte hapur valën e radhës të privatizimit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti konfirmoi për KosovaPress se incidenti ka ndodhur rreth orës 11: 00 me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar. Në këtë incident sipas Ahmetit janë lënduar dy persona, por pa treguar detaje të këtij incidenti
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...