Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës, njofton Vetëvendosjen se Besnik Berisha nuk është më këshilltar ligjor i kryeministrit Isa Mustafa.
Por vet avokati, mohon të ketë hequr dorë nga këshillat ligjore për kryeministrin.
Lajmin se Berisha nuk është më në kabinetin e ekzekutivit e ka dhënë Albulena Haxhiu.
“Pas kërkesës që i kemi parashtruar AKK, më në fund vjen njoftimi që Këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, është larguar nga funksioni që deri më tani e ka mbajt jashtëligjshëm. Tani shtrohet pyetja se çfarë tjetër do te duhej të ndërrmerrte AKK për shkeljet e Besnik Berishes, për më shumë se 5 muaj? Drejtësia gjysmake është padrejtësi!”, ka shkruar Haxhiu, teksa e ka bashkuar edhe njoftimin e Agjensionit Kunder Korrupsionit
Në njoftim shkruhet se është shmangur konflikti i interesit meqë Berisha ka pushuar mandatin e këshilltarit të Kryeministrit.
“Agjencia Kundër Korrupsionit ka lëshuar një vendim me të cilin ka konstatuar se është shmangur konflikti i interesit për shkak se z. Berisha ka pushuar mandatin e Këshilltarit Politik të Kryeminstrit”, thuhet në njoftimin që e ka përhapur Haxhiu, e të cilin AKK ia ka dërguar asaj pas kërkesës që kishte bërë.
Kërkesa ishte drejtuar për atë nëse përbente konflikt interesi, fakti që ai ushtronte në të njëjtën kohë të dy detyrat, edhe atë prej këshilltari të kreut të ekzekutivit edhe atë të avokatit të pavarur.
Berisha, në prononcimin e tij për Koha.net, ka thënë se nuk është tërhequr nga pozita e këshilltarit të Kryeministrit.
“E vërteta është se nuk kam dhënë dorëheqje, dhe tash po flas si këshilltar i kryeministrit”, ka thënë ai, teksa ai nuk ka komentuar më gjatë letrën e AKK-së e as deklaratën e Haxhiut, me arsyetimin se nuk i ka parë.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...