Laboratorët e licencuar për bërjen e testeve seriologjike dhe atyre molekulare po monitorohen nga Autoriteti i Konkurrencës.
Të njëjtat janë licencuar tash e 2 javë, ndërsa nga AKK-ja po thonë se çmimet janë në nivel të konkurrueshmërisë.
Interesimi për të bërë teste në klinikat private që në ditën e parë ishte i madh.
Në nivel vendi, 90 laboratorë tashmë janë të licencuar për të kryer teste seriologjike ndërsa vetëm dy, janë për testime molekulare.
E këto laboratore që nga fillimi janë monitoruar për çmimet që i ofrojnë.
Të njëjtit po dalin se janë në nivel të konkurrueshmërisë.
Ndonëse, ky monitorim i shërbimeve dhe çmimeve për testime serologjike e molekulare mund të jetë kontroll i rreptë ndaj institucioneve private, por që siç thotë Prestreshi kjo po bëhet meqë këto janë me interes publik dhe po bëhet për të mbrojtur qytetarin./T7
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...