Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq ka thënë se duhet të fillojë një dialog i ri mbi Kosovën me një shkallë më të lartë tolerance që nuk do të ishte publike.
Sipas tij në këtë dialog, Akademia do të ofronte mbështetje ekspertize dhe shkencore, ndërsa vendimi politik duhet të bëhej nga institucionet e sistemit politik, transmeton Klan Kosova.
Ai për televizionin N1 theksoi se Akademia nuk është një organizatë partiake në të cilën, sipas parimeve të centralizmit demokratik, do të miratohej qëndrimi mbi Kosovës, të cilën të gjithë do ta ndjekin më vonë.
Sipas Kostiq, kjo nuk është as patriotizëm primitiv, por as nuk është e lehtë të fshihesh me letër njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe siç tha ai “trashëgimia kulturore që kemi atje”./klankosova.tv/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten