Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu ka raportuar sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton arbresh.info.
Akademia e Drejtësisë aktualisht është fokusuar në zbatimin e ligjit, tha drejtori Enver Fejzullahu gjatë raportimit të tij. Ai tha se akademia po përballet me mungesë të financave dhe objektit të punës.
“Qëllimi i akademisë është fokusuar në zbatimin e ligjit sidomos në praktika në gjyqësorin. Kemi bërë trajnimin e diku 74 gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj që sot janë në sektorin e drejtësisë”.
“Një sfidë prej që është themeluar kjo akademi është mungesa e ndërtesës. Është ndërtesa duke u rinovuar, ne jemi në një objekt me qera ku kemi improvizuar disa zyre”
Fejzullahu tha se janë në përgatitje të gjeneratës së tetë që pritët të filloj tash./arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos