Ajri i mbrëmjes së sotme del të jetë i pashëndetshëm për qytetarët e kryeqytetit.
Sipas matjeve të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit del të jetë 175, shkruan IndeksOnline.
Me rezultate të tilla, kryeqyteti ynë ballafaqohet tash e sa kohë, ku sipas matësve, Prishtina në raste të shumta, renditet në top 10-shen e qyteteve më të ndotura në botë.
Kohët e fundit kemi parë vazhdimisht shifra alarmante në Prishtinë. Ky ajër me të cilin qytetarët përballen çdo ditë, po ndikon jashtëzakonisht rëndë në shëndet, madje mbetet shqetësim i madh.
Ndryshe, shkaktarët e ndotjes së ajrit përmenden të jenë veturat e shumta që qarkullojnë në qytet, ndërtimet e shumta, mungesa e hapësirave të gjelbra, ngrohja me qymyr, por edhe të tjera.

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic