Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar qarkoren zyrtare të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë (BMI), e cila rregullon procedurat e regjistrimit për shtetasit e Republikës së Kosovës.
“Kjo Qarkore është shpërndarë më 7 mars 2025 tek institucionet lokale të regjistrimit (Melderegister) në të gjitha landet e Gjermanisë. Megjithatë, për shkak të kohës së shkurtër, mund të ndodhë që ende jo të gjitha institucionet relevante ta kenë pranuar këtë dokument”, ka bërë të ditur Ajeti.
Ai thotë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe të gjitha misionet konsullore në Duseldorf, Frankfurt, Hamburg, Munih dhe Shtutgard mbeten në shërbimin e bashkatdhetarëve.
Vendimi për këtë ndryshim u mor javën e shkuar nga autoritetet gjermane ndërsa kryeministri i Kurti u bëri thirrje të gjithë kosovarëve që jetojnë në Gjermani që të verifikojnë e korrigjojnë regjistrin e shtetësisë në dokumentet e tyre, e të regjistrohen si kosovarë, pasi deri tash regjistrimi i tyre ishte bërë si shtetas të Serbisë./Arbresh.info
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës