Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson rëndësinë thelbësore të respektimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale në sistemin edukativo – arsimor.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje Institucioneve edukativo- arsimore që me përgjegjësi të lartë të ruajnë të dhënat personale të nxënësve, prindërve dhe stafit arsimor, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës, sigurisë dhe minimizimit të të dhënave.
Agjencia, ri-thekson se në epokën digjitale të përdorimit të teknologjisë informative, mbrojtja e të dhënave personale dhe privatësisë së fëmijëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe detyrim etik dhe njerëzor i mbarë shoqërisë.
Agjencia, kërkon nga institucionet edukativo- arsimore të ndërmarrin veprime të parandalimit të rreziqeve që lidhen me keqpërdorimin, shpërndarjen e paautorizuar apo cenimin e të dhënave personale dhe të ndërmarrin masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e të dhënave personale.
Agjencia, fton institucionet edukativo- arsimore, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për bashkëpunim që të kontribuojnë në ndërtimin e një kulture të respektimit të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale, përmes ndërgjegjësimit dhe edukimit të vazhdueshëm.
Agjencia, ri-kujton se Mbrojtja e të dhënave personale të fëmijëve është parakusht për investim në sigurinë, dinjitetin dhe mbrojtjen e privatësisë, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare./Arbresh.info/
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile