Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka evidentuar disa raste të mashtrimeve digjitale që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe platformat online, ku shfrytëzohen emrat e personazheve publikë, bizneset e njohura dhe oferta të rreme kredie.
Sipas AIP, format më të shpeshta të mashtrimeve janë: keqpërdorimi i imazheve të artistëve për reklama mashtruese, oferta të rreme kredie në emër të bankave, postime që premtojnë kuponadhurata në emër të marketeve si “VivaFresh” dhe “ETC”, si dhe konkurse online që mbledhin të dhëna personale duke përdorur logot e institucioneve dhe kompanive të njohura.
AIP apelon tek qytetarët që të kontrollojnë burimet zyrtare, të verifikojnë ofertat për kredi dhe dhurata, të mos ndajnë të dhëna personale, të kontrollojnë adresat e faqeve, të mos ndërveprojnë me përmbajtje të dyshimta dhe të raportojnë çdo rast mashtrimi.
“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe sigurinë e tyre, dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet për identifikimin e faqeve mashtruese dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve,” thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku