Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj sulmit të sotëm që ka ndodhur në Zelandën e Re.
Ahmeti nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se vrasja e njerëzve për shkak të besimit të tyre është turp i njerëzimit.
“Vrasja e njerëzve të pafajshëm në xhami vetëm për shkak të besimit të tyre është turpi i njërëzimit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Vrasja e njerëzve të pafajshëm në xhami vetëm për shkak të besimit të tyre është turpi i njërëzimit. Nuk ka fjalë për të shpjeguar marrëzinë e çmendurinë e akteve të tilla.
Gjuha e urrejtjës dhe paragjykimet kudo në botë janë inspirim për njerëz të çmendur. Kjo edhe njëherë tregon se terorrizmi nuk ka fytyrë, kombësi apo fe specifike. Nuk ka përkatësi përveç çmendurisë e urrejtjes.
Edhe pse larg nga ne në distancë, kjo tragjedi duket shumë afër. Shpresojmë të mos përsëriten tragjedi të tilla, por para se të shpresojmë le të mundohemi çdo ditë për të luftuar urrejtjen e paragjykimet.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...