Lideri i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i dërgon urime të përzemërta popullit të Kosovës.
“Në këtë Ditë të Pavarësisë së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, të përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore bashkëkombasve tanë në Kosovë dhe gjithandej”, thotë Ahmeti në urimin e tij.
Në urimin e tij ai kujtoi me përulësi heronjtë e UÇK-së dhe shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund për patriotizmin, atdhedashurinë, sakrificën dhe kontributin e madh të brezave të tërë.
“Ne, motra dhe vëllezër tuaj, do të qëndrojmë gjithmonë pranë jush dhe me ju në çdo sakrificë, në çdo sfidë dhe në punën tonë të përbashkët drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Sot dhe përgjithmonë, ne jemi bashkë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës! Zoti i bekoftë shqiptarët!”, përfundon Ahmeti urimin e tij.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...