Ahmeti: Testohen 40 kontakte me të infektuarit – të gjithë rezultojnë negativ

21:46 | 12 Prill 2020
A Z

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një lajm të mirë ku 40 persona kanë rezultuar negativ pas testimit për Covid-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se të gjithë të testuarit kanë qenë raste kontakti.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Lajm i mirë:

Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre.

Të gjitha rastet kanë rezultuar negative.

Vazhdoni me qëndru në shtëpi!

#rriNshpi

Shpërndaje në rrjete sociale