Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të interesohet për porositjen e dy milionë vaksinave kundër coronavirusit.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milionë vaksina, kurse Shtetet e Bashkuara 100 milionë vaksina.
“Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave të para që mund të paraqiten shtator/tetor në mënyrë që të reduktojnë humbjet ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion vaksina nga prodhuesit potencial dhe nga prodhuesi Valneva edhe 40 milion të tjera në qoftë se vaksina tregohet e suksesshme. MB i ka 67 milion banorë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë porositur 100 milion vaksina nga Pfizer për 1.95 miliardë USD, dhe në marrëveshje parashihet që ShBA -të kanë mundësinë të blejnë edhe 500 milion doza të tjera. ShBA kanë 330 milion banorë.
Shtetet po garojnë për të zënë urdhëresat e vaksinave të para që mund të paraqiten shtator/tetor në mënyrë që të reduktojnë humbjet ekonomike.
Tani, e dimë që Kosova nuk mund të shtyhet me shtetet e mëdha por që tani duhet të interesohemi për porositjen e 2 milion vaksinave. Në qoftë se jo direkt, atëherë që tani të kërkojmë ndihmën e miqve. Mos të ndodh sikur me teste”, ka shkruar Ahmeti.
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...