Gjatë ditës së sotme kryetari dhe nënkryetari i Partsië Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani janë takuar me publicistin Veton Surroin dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Kosovë, këtë e kanë bërë të ditur PSD me një postim në rrjetet sociale.
SHOQËRIA CIVILE TË PËRFSHIHET NË DIALOGUN ME SERBINË
Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë takuar sot në Prishtinë, publicistin z.Veton Surroi dhe z.Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS) në Kosovë.
Gjatë takimit u konstatua domosdoshmëria që Kuvendi i Republikës të ketë rol qendror në procesin e dialogut me Serbinë.
Duke e shpjeguar Projekt-rezolutën e paraqitur nga PSD-Nisma-Alternativa, përfaqësuesit e PSD-së vlerësuan nevojën e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Rezoluta dhe ligji për dialogun mundësojnë përfaqësim gjithëpërfshirës, vendimmarje konsensuale dhe platformë shtetërore, në përputhje me interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
Partia Socialdemokrate vlerësoi iniciativën e z.Surroi dhe z.Shllaku, për të kontribuar pozitivisht në procesin e dialogut me Serbinë, me mbështetje në ekspertizë strategjike, duke mundësuar resurse nga një spektër i gjerë lokal dhe ndërkombëtar, drejt arritjes së marrëveshjes eventuale për njohje reciproke me Republikën e Kosovës.
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...