Në kuadër të vizitës në Oqeani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, filloi vizitën në Fixhi ku u prit në takim nga Kryeministri i Republikës së Fixhit, Sitiveni Rabuka.
Ahmeti dhe Kryeministri Rabuka vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve. Diskutimi u përqendrua rreth marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi në rrafshin ndërkombëtar dhe zhvillimet e fundit botërore.
“Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë për marrëveshjen në proces lidhur me konsultimet politike. Lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, zëvendësministri Ahmeti, falenderoi Kryeministrin Rabuka, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Fixhi përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërsa, sa i përket zhvillimeve të fundit botërore, u tha se është e rëndësishme që të ruhet paqja dhe stabiliteti. Të dyja palët vlerësuan se ndajnë të njëjtat vlera në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Në fund, Ahmeti, falenderoi Rabuka për mbështetjen dhe pritjen e bërë nga Republika e Fixhit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...