Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të marrë përgjegjësi dhe të mos i lejojë, siç ka thënë ai, “aventurat” e presidentit Thaçi me kufij. Madje Ahmeti rekomandon që të ndërpritet dialogu me Serbinë deri në arritjen e konsensusit në mes të spektrit politik në vend Dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet derisa të arrihet një konsensus në mes të spektrit politik në Kosovë. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri” kryetari i Partisë Socialdemokrate.
I pari i PSD-së dhe i Prishtinës ka shtuar se deputetët duhet të kthehen nga pushimi, pasi sipas tij presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tashmë ka nisur “aventurat” sa i përket çështjes së kufijve. Gjatë intervistës Ahmeti ka folur edhe për zgjedhje, me ç’rast ka thënë se PSD-ja ia garanton 12 nënshkrimet e deputetëve të saj cilësdo parti opozitare që vendos të ngrejë mocion për rrëzimin e Qeverisë. Mirëpo sipas tij asnjëra prej partive opozitare, as LDK e as LVV-ja, nuk po ndërmarrin asnjë hap në këtë drejtim pavarësisht deklarimeve që po bëjnë. Teksa ka folur rreth zhvillimeve në Kuvendin Komunal kryetari i Prishtinës ka akuzuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, për sulme të vazhdueshme në drejtim të tij dhe të PSD-së, sulme të cilat sipas Ahmetit janë paradoksale dhe krejt të çuditshme.
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...