Në këtë takim lamtumirës zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka falënderuar ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe Qeveria japoneze kanë dhënë për Kosovën.
Ahmeti ka thënë se Kosova dhe Japonia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, me këtë rast ai ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që këto raporte të thellohen edhe përmes bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe akademik.
Përmes një komunikate për media thuhet se ambasadori Mizutani ka falënderuar zëvendësministrin Ahmeti për pritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ai ka pasur përgjatë këtyre viteve me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe institucionet tjera të Kosovës.
Ambasadori Mizutani tha se Kosova ka shënuar progres dhe përparim të madh në vazhdimësi, dëshmitar i këtyre zhvillimeve pozitive theksoi se është vet ai, përmes vizitave të shpeshta që ka pasur në Kosovë.
Ahmeti duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme ambasadorit Mizutani, ka kërkuar nga ai që Japonia të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe përmes projekteve të JICA-së por edhe në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori Mizutani duke mirëpritur këtë kërkesë të Ahmetit, tha se ai personalisht do vazhdojë të mbetet një mik i Kosovës dhe se mesazhet dhe punën e frytshme në mes të dy vendeve tona do e përcjellë tek pasardhësi i tij.
Ambasadori Mizutani në këtë takim është shoqëruar nga i ngarkuari me Punë i Ambasadës Japoneze në Kosovë Keisuke Yamanaka./arbresh.info/


5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...