Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti, priti në takim Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nuncin Jean Marie Speich.
Zëvendësministri Ahmeti shprehi kënaqësinë për vizitën e Nuncit Speich në Kosovë dhe e njoftoi me progresin e Kosovës viteve të fundit.
Ai, po ashtu vlerësoi lartë përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.
Zëvendësministri Ahmeti dhe Nunci Speich biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë si dhe zhvillimet e tjera./Arbresh.info/

Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...
Qindra bileta ende në shitje për përballjen mes Realit dhe M...
Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shm...