Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit në takim nga ministri i Transportit dhe Logjistikës, Saleh bin Nasser bin Alali Aljasser.
“Në takim u bisedua për raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit. Palët u pajtuan që të fillojnë procedurat për lidhjen e marrëveshjes në fushën e aviacionit civil, e cila do të lehtësonte udhëtimet e qytetarëve mes Prishtinës dhe qyteteve të ndryshme të Arabisë Saudite”, thuhet në komunikatën për media nga MPJD, transmeton Arbresh.info

Po ashtu, Ahmeti, u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë – Arabi Saudite, Khaled Mohammed Albawardi.
Në takim u bisedua për zhvillimet ekonomike e të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe për rritjen e bashkëpunimit parlamentar mes të dyja vendeve. Grupi i Miqësisë e mirëpriti ftesën për vizitë në Kosovë.
Në takimin e radhës, zëvendësministri u prit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme të Jemenit, nga i cili u informua në detaje mbi kontekstin historik dhe zhvillimet e fundit në Jemen. Të dy zëvendësministrat shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Ndërsa, në takim me drejtorin e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Abdulrahman Al-Marshad, u diskutua mbi projektet aktuale infrastrukturore rrugore, projektet e ardhshme të infrastrukturës sportive dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.
Në takim kishte dakordim për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit aktual./Arbresh.info

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...