Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me disa shifra të publikuara nga Banka Botërore, për ndikimin e Covid-19 në varfërimin e popullsisë.
Sipas këtij studimi, efektet në varfëri në Kosovë ka gjasë të jenë të mëdha, shumë njerëz pritet të humbasin vendin e punës e sidomos punëtorët sezonalë dhe të punësuarit në sektorin informal, transmeton arbresh.info
Më tutje, ky studim thotë se prej 57 mijë deri në 148 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri.
Ahmeti ka thënë se në anglisht egziston një shprehje që përdoret për krejt tjetërçka por po më pëlqen sonte.
For Whom the Bells Toll
Për kënd bien këmbanat?
Postimi i tij i plotë:
Banka Botërore në raportin e saj mbi efektet ekonomike te COVID19 ka thënë se prej 57 mijë deri në 148 mijë njerêz në Kosovë mund të bien në varfëri.
NJËQIND E DYZET E TETË MIJË
NJËQIND E KATËRDHJETË E TETË MIJË.
Në anglisht egziston një shprehje që përdoret për krejt tjetërçka por po më pëlqen sonte.
For Whom the Bells Toll
Për kënd bien këmbanat?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...