Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi të sheshit ‘Zahir Pajaziti’ dhe atij ‘Skendërbeu’, teksa ka shkruar disa fjalë lidhur me këtë vit.
Ahmeti, përmes ‘Twitter’-it, pas ndezjes së dritave përgjatë natës së shtunë, ka thënë se në Prishtinë po mbizotëron fryma e festave të fundvitit.
” Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë! Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!”, ka shkruar Ahmeti.
Komuna në të cilën qeveris ai, gjendet në zonë të kuqe të rrezikshmërisë, për sa i përket kategorizimit të komunave sipas numrit të rasteve me koronavirus. Respektivisht, Prishtina ka kufizim të lëvizjes nga ora 19:00-05:00.
Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë!
Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!#prishtina? pic.twitter.com/Ol7YZyLO3e
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) December 5, 2020
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...