Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se janë bërë shpifje në emër të tij, për çështjen e tenderit të qumështit për shujtat e nxënësve.
“Sot ushtrova padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë që ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës. Këtë padi e kam bërë për shkak të shpifjeve të tyre”, ka thënë ai.
Ahmeti ka theksuar se në Prishtinë është çmimi më ulët i qumështit në krahasim me Prizrenin.
“Është çmimi më i ulët i qumështit që paguhet në Republikën e Kosovës, sidomos në raport me Prizrenin, aty ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje. Aty paguhet 20 cent më shumë për qumështin. Efikasiteti i dobët i gjykatave iu jep rast atyre të shpifin”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera Ahmeti ka kritikuar edhe kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë se duhet të përballet me të në debat televiziv.
“Kur pajtohesh me Albinin, quhet demokraci ndërsa kur nuk pajtohesh quhet korrupsion. Të del në debat dhe të flasim të gjitha gjërat. Në çfarëdo televizioni, në çfarëdo moderatori, të tregohen krejt çka kemi”, ka thënë ai./arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku