Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në ceremoninë e gurthemelit të Qendrës përkujtimore për gjenocidin serb mbi shqiptarët “Bllaca ’99”.
Ahmeti ka thënë se e kaluara nuk duhet të harrohet dhe se kjo ngjarje na e rikthen kujtesën.
“Krejt kjo e ka emrin gjenocid, ky gjenocid morri me mijëra njerëz dhe sot akoma plagët janë të hapura. Sot ende për shumë nga ta se dihet ku i kanë varret, ky tren na bërë të kuptojmë se e kaluara s’duhet të harrohet sepse nëse kalohet e kaluara vështir se bëhet e ardhmja. Sot ja u kujtomë të gjithë atyre që ato se kanë mësuar të vërteten le ti harrojnë sepse e kaluara na ka mësuar si të veprojmë. Ky moment është i rëndësishëm dhe duhet të përgëzohet iniciativa”, ka thënë Ahmeti
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Hardainaj në një fjalim rasti tha se sot po e vëmë gurthemelin e një shtëpie që do të kujtoj vajtjet e shqiptareve dhe gjenocidin serbë në Bllacë.
Këto komente u bënë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës është vënë gurthemeli i Qendrës përkujtimore për gjenocidin serb mbi shqiptarët “Bllaca ’99”./Arbresh.info/
Lexo edhe: Haradinaj: “Bllaca 99” është shtëpia që kujton vuajtjet e shqiptarëve



Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...