Ahmeti: Mjedisi është i pazëvendësueshëm, ta ruajmë së bashku

14:19 | 5 Qershor 2020
A Z

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Ditën Botërore të Mjedisit, ka thënë se kjo ditë na shërben për të kujtuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në të cilin jetojmë.

Ai ka thënë tutje që ndër vite janë përkujdesur që të rriten hapësirat e gjelbra në Prishtinë.

Ndërsa ka shtuar se përgjegjësia është e secilit prej nesh, kur bëhet fjalë për ruajtjen e mjedisit.

Statusi i plotë i tij në Facebook:

Mirëdita Prishtinë,

Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë.

Ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe “Prishtina Green Ëeek”. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit. Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve.

Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!

Shpërndaje në rrjete sociale