Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se në ditët në vijim do të nis procesi për ndarjen e granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla.
Ai thotë që janë ndarë 5 milionë euro, ndërsa edhe një fond prej 100 mijë euro për mediat që janë në Prishtinë.
Ky është postimi:
Në ditët në vijim do të fillojmë procesin e ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla. Kemi ndarë 5 milion euro për këtë qëllim. Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online).
Po ashtu kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë. Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar.
Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE...
Imami në Junik e gjen një kuletë me1300 euro, i dorëzon në p...
Costa për vizitë në Kosovë, policia tregon se në disa rrugë ...
Haxholli i drejtohet MPJD-së me 7 kërkesa për reformë në shë...
Pas Thaçit, edhe Fadil Fazliu me ankesë për mangësi në aktak...
Trump largohet nga Riadi, Princi saudit i Kurorës ia bën me ...