Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe kandidat për deputet në kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti, gjatë një tubimi zgjedhor në Prizren ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do ta udhëheq Qeverinë e ardhshme të Kosovës.
“Në komunën e Prishtinës, sot fëmijët kanë shumë çerdhe, kanë shujta, studentët kanë praktika nëpër kompani të ndryshme, punëtorët kanë pagën minimale e cila është më e larta në Republikën e Kosovës, këtë javë do të fillojmë ndërtimin e qendrës për fëmijët me sindromën down dhe autizëm, sot kemi 24 orë ujë, kemi transport publik të transformuar komplet”.
“Sot nuk ka korrupsion në Komunën e Prishtinës, e kemi luftuar krimin e organizuar”., njofton Klan Kosova.
“Këtë e kemi bërë falë angazhimit të secilit aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje. Me hajna nuk ka shtet”.
“Para dy dite e pashë LDK tu shtru rrugë, vonë Isë shumë vonë. Hoti thotë se do ta luftojë korrupsionin, vonë Avdullah shumë vonë”.
“Ne i kemi provuar që 17 vite këto parti, pra kombinimet e tyre i kemi parë, s’ka kombinime që s’i kemi provuar. Sot e kemi shtetin më të varfër në botë, e kemi shtetin me papunësi më të madhe në evropë, boll me këto parti politike, koha është për Lëvizjen Vetëvendosje”.
“Në listën tonë kemi veteranë dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, në listën tonë kemi profesorë, mësuesë, arsimtarë, mjekë, dhe profesione të ndryshme që mund të ballafaqohen me problemet në çdo fushë të Republikës së Kosovës”./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...