Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim një delegacion të deputetëve nga pjesa frankofone e Belgjikës, ku u diskutua për projektet e realizuara në Komunën si dhe për problemet me të cilat ballafaqohemi si shtet.
Duke folur për Prishtinën, Ahmeti numëroi 11 zotimet e realizuara për 3 vite, nga 12 sa ishin gjithsej, duke filluar nga furnizimi me ujë, reforma në transport publik, dyfishimi i numrit të çerdheve, reforma në shëndetësi e arsim, trajtimi i barabartë dhe hapja e komunës ndaj qytetarëve. Gjithashtu, u diskutua për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Prishtinë, me theks të veçantë tek ndalja e kaosit urbanistik.
Nga problemet kryesore të shtetit të Kosovës, Ahmeti veçoi qasjen e gabuar të Qeverisë sonë, sidomos në politikë të jashtme, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit dhe papërgjegjësisë institucionale.
Deputetët e pranishëm në këtë takim vlerësuan lart punën e Komunës së Prishtinës, dhe shprehën interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke i ngritur temat problematike të shtetit tonë në institucionet ku veprojnë.

Persona të panjohur prerë pyllin e një qytetari në Zubin Pot...
Ligjvënësit francezë votojnë pro ndalimit të përdorimit të r...
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit