Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe ministrat tjerë, sot në sheshin Skenderbeu kanë vendosur kurora lulesh para bustit të Gjergj Kastriot Skenderbeut me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij. Ata përkujtuan 40 vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, si dhe 40 vjetorin e LPK-së, përcjellë Zhurnal.
“Sot, si rezultat i atij organizimi, në kontinuitet që nga Adem Demaçi, Rifat Berisha dhe Fazli Grajçevci, u arrit që ne sot t’i jetësojmë ato ideale, t’i përparojmë ato ideale, që vendi ynë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët me dinjitet të angazhohen si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Kauza e atëhershme dhe e sotme është që popujt të jetojnë në fqinjësi të mirë, të barabartë dhe të prosperuar në të gjitha fushat. Andaj, për ne kjo kauzë është e pandashme dhe për këtë kauzë angazhohemi tërësisht”, tha Ahmeti para gazetarëve./zhurnal
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...