Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht shtyrjen e takimit në Shtëpi të Bardhë dhe rreth aktakuzës së Prokurorit Special, vetëm tri ditë para takimit të paraparë në SHBA.
Sipas Ahmetit, takimi i Shtëpisë së Bardhë të Kosovës i shtyrë nga Richard Grenell dhe njoftimi për shtyp i aktakuzës tre ditë më parë nga Gjykata janë mbi “kapacitetet tona”.
“Shtyrja e takimit nga Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë dhe komunikata e aktakuzës nga Gjykata Speciale, tri ditë përpara takimit, janë përtej nivelit tonë të cilin mund ta paguajmë. Fatkeqësisht, si duket ne jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit. Shpresojmë që kemi rënë në duart e lojtarëve të duhur dhe nuk tregëtohemi lehtë” , ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Ndryshe, emisari Special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e takimit i cili ishte caktuar të mbahej për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë.
Një konfirmim i tillë ka ardhur pasi, pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen shkaku i aktakuzës nga Prokurori Special kundër presidentit Hashim Thaçi.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë