Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se lokacionin afër Postës nuk e ka kërkuar Bashkësia Islame për ndërtimin e xhamisë qendrore.
Ahmeti ka thënë se ishte komuna e Prishtinës ajo që ia ka caktuar BIK-ut këtë lokacion për ndërtimin e xhamisë së re, shkruan arbresh.info.
“Për të qenë të drejtë ndaj BIK-ut, këta nuk e kanë kërkuar atë lokacion, ua ka dhënë Komuna e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se do të dëshironte që kjo xhami të ndërtohej me buxhet vendor mirëpo ka thënë se është e pamundur një gjë e tillë.
Ahmeti tha se nuk e di nëse Bashkësia Islame Turke ka vënë kushte për financimin dhe ndërtimin e xhamisë.
“Do të doja të shkoja në Stamboll, në Bashkësinë Islame Turke që të kuptoj se cilat janë kushtet e tyre”, është shprehur Ahmeti.
Në debatin e sotëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës në lidhje me këtë xhami është kritikuar lokacioni për të cilin është thënë se është i papërshtatshëm për madhësinë e xhamisë së projektuar dhe po ashtu aspekti arkitektonik i saj për të cilin është thënë se është i para 500 vitesh./Arbresh.info.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...