Shpend Ahmeti, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, i është kundërpërgjigjur Arban Abrashit, kandidatit të LDK-së për kryeqytetin, i cili mbrëmë tha se Komuna e Prishtinës ka humbur shumë buxhet.
“Asnjë cent nuk është humbur nga buxheti – asnjëherë”, ka thënë Ahmeti në Analizën Lokale në Klan Kosova.
“Buxheti i Komunës së Prishtinës nuk ka rënie, madje bëhet fjalë për përmirësim të parasë publike. Buxheti për vitin 2018 është 71 milionë euro dhe është më i larti ndonjëherë në historinë e Prishtinës”, tha Ahmeti.
Ahmeti tutje tha se po t’i përgjigjej Abrashi ftesave për debat, këto çështje do t’ia shpjegonte në drejtpërdrejt.
“Kemi kërkuar debat dhe ka qenë i konfirmuar debati. Abrashi ka thënë se ka problem më dhëmbë dhe se nuk mund të dalë dy javë”.
“Por, ai mbrëmë ishte në Klan Kosova. Do të ishin mirë këto gjëra si ‘buxheti më i vogël’, ‘kontratat mbi vepër’, e çështjet e tjera, të adresoheshin drejtpërdrejt”.
“Nuk besoj se Abrashi i di më mirë sesa ne që merremi për katër vjet me këto punë”, tha Ahmeti.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...