Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar homologun e tij gjilanas Lutfi Hazirin për ta ndjekur finalen e Kupës së Kosovës e cila do vë përballë dy skuadrat nga qytetet respektove të kryetarëve, Prishtinën dhe Dritën.
Me këtë rast nuk ka munguar ftesa e kryetarit prishtinas, jo vetëm për Hazirin por edhe për të gjithë futbolldashësit kosovarë.
“Ftoj të gjithë adhuruesit e Prishtinës të bashkangjiten në përkrahjen e klubit tonë. Ftoj të gjithë dashamirët e futbollit dhe po ashtu edhe tifozet e Dritës për ta ndjekur lojen. Luta nuk e di a vjen por e ftojmë edhe atë”, ka thënë Ahmeti.
I pari i Prishtinës u ka bërë ftesë edhe tifozëve gjilanas, të cilët ka thënë se i mirëpret në Prishtinë.
Ai ka theksuar rëndësinë që ka ndeshja finale e Kupës së Kosovës për të dyja skuadrat, duke marrë parasysh se fituesi do të ketë të drejtë të garojë në Evropë.
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...