Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka fajsuar partitë politike për moskujdes gjatë fushatës së tyre zgjedhore, e cila sipas tij, ka ndikuar në rritjen e numrit të infektuarve dhe numrit të të vdekurve nga Covid-19.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë lutje që ky moskujdes të mos kthehet në tragjedi, shkruan arbresh.info.
“Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me Covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe”, ka shkruar Ahemti.
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter